Telegrafi

Messi e mbyll pjesën e parë edhe me një gol, aq sa ishte i bukur ishte edhe i çuditshëm

Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 3-1 ndaj Getafes ku në këtë pjesë lojë ka shkëlqyer Lionel Messi.

Argjentinasi e hapi ndeshjen në minutën e 8-të të takimit me një gol të bukur për 1-0.

Pastaj erdhën dy autogola në secilën anë nga një, ku fillimisht shënoi Clement Lenglet për 1-1, ndërsa disa minuta më vonë Sofian Chakla shënoi për 2-1.

Në minutën e 33-të sërish në skenë doli Leo Messi që shënoi për 3-1.

Argjentinasi golit një top në zonë me të parën, që shkoi në shtyllë, ndërsa po nga ai top i kthyer shënoi sërish ai nga një pozitë jo edhe aq e lehtë.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1385333396252078081

Barcelona duket në rrugë të mirë që të marr tri pikë të reja. /Telegrafi/