Telegrafi

Messi: E dua futbollin, por familja është mbi të gjitha

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, mund të hapë një muze me numrin e trofeve që i ka fituar në karrierën e tij, këtu edhe pesë ‘Topa të Artë’ dhe pesë ‘Këpucë të Arta’.

Ai nënvizon që futbollin është i rëndësishëm për të, por asgjë nuk është më e rëndësishme se familja.

Argjentinasi ka dhënë një intervistë ekskluzive për MARCA-n, ku diskutoi për familjen, Cristiano Ronaldon dhe përfundimin si i pesti në garën për ‘Topin e Artë’.

“E dua futbollin, por familja është mbi çdo gjë”, ka thënë Messi përpara se të preken disa tema më specifike.

“Rivaliteti me Cristiano ishte shumë i shëndetshëm dhe shumë i bukur për spektatorët”, thotë ai për rivalitetin me portugezin.

“Kur dëgjova për kandidatët e ‘Topin të Artë’ e dija që nuk do të isha në luftë”, deklaroi ai për garën që e mbylli si i pestit, me Luka Modricin që e fitoi çmimin.

Përveç kësaj, Messi në intervistën që do të publikohet në ditët në vijim ka folur edhe për Pep Guardiolan, Ousmane Dembelen, Neymarin, Andres Iniestan, La Masian si dhe shumë tema të tjera në këtë intervistë. /Telegrafi/