Telegrafi

Messi e dëshmon çdo ditë se është më i miri

Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë sipas mesfushorit spanjoll Denis Suarez.

Anëtari i Barcelonës ka folur fjalë të mëdha për bashkëlojtarin e tij Lionel Messi.

Sipas Suerez, Messi e dëshmon çdo ditë se është futbollisti më i mirë në botë.

“Leo është i jashtëzakonshëm. Ai çdo ditë e dëshmon se është futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Suarez.

“Jam i befasuar nga ambiciet e mëdha që ka Messi. Ai nuk dëshiron të humbas kurrë. Nëse jemi duke humbur një ndeshje gjithmonë bënë diferencën për ta fituar atë dhe kjo e bënë më të mirin në botë”, deklaroi Suarez.

Denis Suarez ka qenë i huazuar në Villareal dhe këtë edicion është rikthyer në Barcelonë duke u bë pjesë e rëndësishme e klubit. /Telegrafi/