Lionel Messi ka vendosur që datën e martesës ta kujtojë gjithmonë.
Argjentinasi ka shumë tatuazhe të shumta në trup, mirëpo i fundit ka një domethënie të veçantë.
Argjentinasi menjëherë pas dasmës me Antonellan, ka bërë tatuazh në dorë datën e martesës, transmeton Telegrafi
30.06.2017 në numrat romak është tatuazhi i ri i Messit dhe Antonellas.
Ndryshe, dyshja janë tashmë prindër të dy fëmijëve. /Telegrafi/