Telegrafi

Messi: Duhet të përmirësohem te penalltitë, jemi të fortë edhe pa Xavin dhe Iniestan

Lionel Messi është njëri nga futbollistët më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Ylli argjentinas i Barcelonës ka folur për karrierën e tij të deritashme.

Ai mendon se ka evoluar si futbollist, ndërsa thotë se duhet të përmirësohet në gjuajtjen e penalltive.

“E ndjek vazhdimisht kampionatin argjentinas dhe Kupën Libertadores”, tha fillimisht Messi.

“Mendoj se si futbollist kam evoluar, por më duhet të përmirësohem tek gjuajtjet e penalltive”, u shpreh ylli argjentinas.

(Getty Images)

Numri 10 i Barcelonës ka thënë se ekipi katalunas janë të fortë edhe pa Xavin dhe Iniestan.

“Xavi dhe Iniesta janë dy lojtarë të mëdhenj, por ne vazhdojmë të jemi ekip i madh edhe pa ta”.

“Me largimin e atyre dyve kemi ndryshuar mënyrën e lojës, por vazhdojmë të jemi të fortë dhe këtë e ka treguar fusha”, tha Messi.

Krejt në fund argjentinasi tha se i pëlqen të luaj me Luis Suarezin, ndërsa me Jordi Alban kuptohet vetëm me sy.

“Nga lojtarët që kam luajtur dhe luaj më së shumti më pëlqen të luaj me Suarezin, ndërsa më së miri kuptohem me Jordi Alban, mjafton të shihemi me sy dhe kuptohemi”, u shpreh Messi. /Telegrafi/