Site icon Telegrafi

Messi duhet ta konsiderojë veten shumë më fat – argjentinasi i shpëtoi mrekullisht lëndimit në takimin ndaj Villarealit

Lionel Messi mund të kishte pësuar një lëndim tejet të rëndë në takimin që Barcelona e zhvilloi ndaj Villarealit.

Ylli argjentinas kishte topin në këmbën e tij dhe po tentonte kalonte lojtarët kundërshtar në pjesë të dytë, por u ndal në mënyrë të tmerrshme.

Ishte minuta e 64-të, kur Manuel Trigueros bëri një ndërhyrje horror, e që gjyqtari nuk ngurroi të suspendonte atë nga takimi me karton të kuq.

Për më shumë se pesë minuta, Messi mbeti i shtrirë në tokë, e që u dyshua se nuk und të vazhdonte më takimin.

Mirëpo, 33-vjeçari u ngrit në këmbë dhe Barcelona u largua nga ai takim me fitoren 2-1. /Telegrafi/

Exit mobile version