Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ëndërron ta përfundojë karrierën e tij me gjigantët e La Ligas, pasi thuhet se është pajtuar me një marrëveshje të re.
E ardhmja e 29-vjeçarit është diskutuar gjerësisht, me kontratën e tij që skadon vitin e ardhshëm dhe bisedimet, që me sa duket po përparojnë ngadalë.
Por, raportet sugjeruan të mërkurën se Messi kishte rënë dakord për një marrëveshje të re deri në vitin 2021 ose 2022.
Në një intervistë me “Tencent Sports”, të botuar nga ESPN, ylli i Argjentinës tha se donte ta përfundonte karrierën e tij te Barcelona, klubi me të cilin u bashkua që 13-vjeçar.
“Kjo është ajo që kam kërkuar dhe kam ëndërruar gjithmonë. Do të doja ta përfundoja karrierën time te Barcelona,” ka thënë Messi.
Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ ka gëzuar një karrierë të mbushur me trofe në “Camp Nou”, duke fituar tetë tituj të La Liga-s dhe katër kurora të Ligës së Kampionëve.
Ai është zhvilluar në një nga lojtarët më të mëdhenj në botë, duke e fituar pesë herë “Topin e Artë”, si askush tjetër më parë.