Lionel Messi ka vazhduar me konferencën e tij për shtyp duke sqaruar situatën e tij dhe largimin nga Barcelona.
Ylli argjentinas ka filluar në lot konferencën e tij për shtyp në ambientet e stadiumit Camp Nou.
Messi ka zbuluar se ishte i bindur të qëndronte në Barcelonë, pasi ajo është shtëpia e tij, por ishte i detyruar t’i thotë lamtumirë.
Megjithatë, kapiteni legjendar ka thënë se shpreson të rikthehen një ditë në klub dhe se ai mendonte një lamtumirë më ndryshe.
This is the word of Leo #Messi: pic.twitter.com/k0btQ7k1py
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 8, 2021
“Ka qenë e vështirë, një vit e gjysmë pa tifozë. Doja të thosha lamtumirë siç duhet”.
“Unë mbërrita shumë i ri, në moshën 13 vjeçare, dhe u largova 21 vjet më vonë me gruan time dhe tre fëmijët e mijë katalano-argjentinas”.
“Nuk kam dyshim se pas disa vitesh jashtë, ne do të kthehemi këtu. Kjo është shtëpia jonë”.
“Shpresoj që një ditë të kthehem në klub, të kontribuoj dhe që Barça të vazhdojë të jetë më e mira në botë”, ka thënë Messi. /Telegrafi/