Site icon Telegrafi

Messi: Djali im kur luajmë më thotë se jam me Liverpoolin, feston edhe golat e Real Madridit për inat të vëllait

Lionel Messi ka treguar në një intervistë se si djali i tij Mateo bën tifo për Real Madrid për të nevrikosur vëllanë e tij Tiagon, ndërsa kur luan ndaj tij thotë se është Liverpooli ose Valenica.

Mateo, i cili do të mbushë 4 vjeç në shtator, po del të jetë simpatiku i familjes Messi.

Ai dëshiron gjithmonë të jetë kundërshtar në futboll, si me babanë ashtu dhe me vëllanë e tij.

Këtë e konfirmuar vetë ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi në një intervistë për TyC Sports.

“Ne po luanim në shtëpi dhe do të bënim gjuajtje. Mateo më tha: ‘Ti je Barça, ndërsa unë Liverpool, sepse do të fitoj’. Ai ka shumë për të mësuar”, tregon Messi duke qeshur, duke thënë se të njëjtë gjë e ka bërë edhe me Valencian.

“Ndonjëherë televizori është i ndezur dhe ai feston për golat e Real Madrid. Djali im Tiago nevrikoset dhe Mateo bën tifo për ata që ta mërzisë edhe më shumë”, tregoi Messi për TyC Sports. /Telegrafi/

Exit mobile version