Telegrafi

Messi dhuron spektakël, Barça kthehet te fitoret (Video)

Barcelona ka arritur një fitore tejet të vlefshme në udhëtim tek Osasuna.

Katalunasit arritën të shënonin fitore me rezultat 3-0 në një takim ku dominuan nga fillimi i ndeshjes deri në fundin e saj.

Në minutat e para të ndeshjes, Luis Suarez kishte rastin më të mirë për shënim, kur u asistua nga Messi por goditja e tij shkoi jashtë portës.

Disa minuta më vonë, përsëri Suarez mori një top në zonë kësaj radhe nga Jordi Alba por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Gjatë pjesës së parë edhe Leo Messi kishte dy raste të pastërta për shënim por portieri vendas Nuazet Perez i ndali të dyja.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë Barcelona ishte më konkrete në rastet e krijuara dhe arriti të shënoi gol.

Në minutën e 59-të, Jordi Alba gjeti të vetmuar në zonë Luis Suarezin i cili shënoi në portën bosh për 0-1.

Golin e dytë Barcelona e arriti në minutën e 72-të, kur përsëri Jordi Alba depërtoi bukur në zonë duke shërbyer Leo Messin i cili shënoi për 0-2.

Ndërkohë goli i tretë dhe i fundit në këtë ndeshje erdhi në minutën e 92-të me protagonist futbollistin më të mirë në botë Lionel Messi.

Me këta dy gola të shënuar, Messi ngjitët në pozitën e parë të realizatorëve me 11 sosh.

Pas kësaj fitore Barcelona ndodhet në pozitën e dytë me 31 pikë të tubuara, tri më pak se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=lrjkqcpPSMQ

https://www.youtube.com/watch?v=RPPHb_rHIrA

https://www.youtube.com/watch?v=9cIlHuZG_A8