Telegrafi

Messi dhuroi pijet dhe ushqimin që mbeten në dasmë për nevojtarët

Pijet dhe ushqimet e lehta që kanë mbetur në dasmën e Lionel Messit dhe Antonella Roccuzzo do të dhurohen për organizatat bamirëse përmes Bankës Ushqimore të Rosarios (BAR).

Kështu së paku ka pohuar drejtori ekzekutiv i BAR-it, Pablo Algrain, i cili ka zbardhur edhe dëshirën e argjentinasit.

“Organizatorët e dasmës arritën në depo dhe morën të gjitha që kanë mbetur prej pushimeve dhe ato i shpërndan për organizatat bamirëse”, tha Algrain.

Por, pijet alkoolike nuk janë shpërndarë pasi ato janë shndërruar në të holla dhe këto do të dhurohen për personat në nevojë.

“Ne u shpjeguam atyre që organizuan dasmën se mund të merrnim pijet edhe alkoolike, por që këto duhej të shkëmbeheshin për para sepse nuk mund t’i shpërndajnë ato”, tha Algrain.

BAR, e cila informatave në ueb-faqe ka shpërndarë 3.2 milionë ushqime në rreth 185 organizata bamirësie. /Telegrafi/