Dyshja e sulmit, Luis Suarez dhe Lionel Messi janë të pakënaqur apo thënë të shokuar nga veprimet e fundit të ish-bashkëlojtarit të tyre te Barcelona, Neymar.
Në javët e fundit ka pasur shumë thashetheme rreth të ardhmes së yllit brazilian, Neymar, i cili thuhet se nuk ndihet i lumtur në Paris dhe një transferim te Real Madridi është në orbitë.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, edhe pse treshja e famshme “MSN” mbeten si miq, Messi dhe Suarezi ndjejnë se braziliani i ka tradhtuar ata dhe klubin duke u larguar drejt PSG-së në muajin gusht.
Fjalët e dala në mediumit për atë, duke përdorur gjigantin francez si një gur i madh për t’u kthyer në Spanjë me rivalin e urryer të Barçës, Real Madridit, i ka tronditur ata.
Dyshja e katalunasve i ka diskutuar veprimet e Neymarit dhe Suarezi ka siguruar Messin se kurrë nuk do të bëjë të njëjtën gjë.
Uruguaiani e di se mund të luajë sezonin e tij të fundit në Barça, por ai kurrë nuk do ta konsideronte kalimin në Santiago Bernabeu te Real Madridi.
Pretendohet se për ‘asnjë çmim’ Suarezi nuk do të tradhtonte shokët dhe tifozët e tij duke bërë atë që Neymari po mendon ta bëjë tani.
Megjithatë, ende nuk ka asgjë të sigurt nga kjo dhe e ardhmja e Neymarit do të sqarohet vetëm në muajin janar apo edhe në afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/