Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë treguar edhe gjatë pushimeve që janë një dyshe e madhe e futbollit dhe se kanë një telepati të jashtëzakonshme mes veti, dhe këtë e tregon më së miri video e fundit e postuar në rrjetet sociale nga argjentinasi.
Messi u martua para disa ditësh me gruan e tij, Antonella Roccuzzo, me të cilën ka edhe dy djem.
Pas martesës, ylli argjentinas vendosi të shkoj në pushime, ku vendi që kishte zgjedhur ishte pikërisht ai i ishujve Karaibe.
Megjithatë, gjatë pushimeve në Karaibe, familja Messi janë befasuar nga sulmuesi tjetër i Barcelonës dhe shoku i Leos, Luis Suarez, i cili kishte ardhur po ashtu me familje për ta kaluar aty pushimet.
Me tu takuar, dyshja e sulmit të gjigantit katalunas kanë treguar se jo më kot janë një nga dyshet më të forta në botën e futbollit, pasi në një video të postuar nga Messi vërehet telepatia që ka me uruguaianin, duke endur topin me kokë për disa minuta.
“Duke u kënaqur!”, ka shkruar Messi në përshkrimin e videos së publikuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/