Telegrafi

Messi dhe Suarez bindin Neymarin që të qëndroj te Barça

Neymar thuhet se është bindu të qëndroj te Barcelona nga dy bashkëlojtarët e tij, Lionel Messi dhe Luiz Suarez.

Ditëve të fundit është folur shumë për një largim të yllit brazilian, Neymar drejt gjigantit francez, Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Messi dhe Suarezi i kërkojnë Neymarit të qëndrojë: “Ti nuk mund të na lësh tani” (Foto)

Flitet gjithashtu se PSG janë gati të paguajnë klauzolën e largimit të tij prej 222 milionë eurove duke thyer kështu rekordin botëror të transferimeve, teksa Neymar ishte pajtuar me kushtet personale.

Megjithatë, tani thuhet se ka ndryshuar gjithçka dhe braziliani është bindur të qëndroj ende në Camp Nou.

Sipas gazetës Sport, Messi dhe Suarez e kanë bindur Neymarin që të qëndrojë në Barcelonë pavarësisht spekulimeve se mund të shkojë në PSG, ndërsa mbrëmë ishte edhe Gerard Pique, i cili me anë të një postimi në Twitter la të kuptohet se braziliani do të qëndroj. /Telegrafi/