Telegrafi

Messi dhe Neymar udhëtuan në një avion për të luajtur kundër njëri-tjetrit

FC Barcelona's Lionel Messi, left, is congratulated by his teammate Neymar, after scored during a Spanish La Liga soccer match against Real Sociedad at the Camp Nou stadium in Barcelona, Spain, Saturday, Nov. 28, 2015. (AP Photo/Manu Fernandez)

Lionel Messi ka udhëtuar sot me avionin privat të Neymarit, për të shkuar në Belo Horizonte, ku Brazili do të prese Argjentinën, të enjten në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2018.

Bashkë me ta ishte edhe mesfushori argjentinas i Barcelonës, Javier Mascherano, tre lojtarë që janë pasqyruar edhe me foto në rrjetet sociale.

Brazilianet janë kryesues të grupit amerikano-jugor, ndërkohë që kjo ndeshje është vendimtare për Argjentinën në rrugën e kualifikimit, pasi ndodhen në vendin e 6-të, kur katër të paret kualifikohen direkt për në Botërorin 2018.