Tifozët e futbollit gjithmonë kanë shpresuar që Neymar dhe Lionel Messi mund të luajnë përsëri bashkë.
Edhe pse për një kohë të gjatë është pritur kthimi i brazilianit te Barcelona, ndodhi e kundërta – argjentinasi iu bashkua atij te Paris Saint-Germaini.
Padyshim që transferimi më i madh i kësaj vere është nënshkrimi i 34-vjeçarit me klubin nga Ligue 1 dhe e gjithë vëmendja mediatike është atje.
Mediat ishin mbledhur për ta ndjekur seancën stërvitore të Messit me PSG-në, ndërsa ai dhe Neymar ka qenë të pandashëm gjatë gjithë kohës.
Trajneri Mauricio Pochettino e ka përgatitur skuadrën për ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Strasbourg, në të cilën nuk do të luajë superylli argjentinas.
Neymar & Messi in training today 🔥https://t.co/P6ebnwfK0c
— Ginga Bonito 🇧🇷 (@GingaBonitoHub) August 12, 2021
Messi është stërvitur edhe me bashkëkombësit e tij, Angel Di Maria, Leandro Paredes e Mauro Icardi, porse kamerat e kanë kapur gjatë gjithë kohës duke bërë shaka me Neymar.
Tifozët duhet të presin për debutimin e tij, pasi që nuk është i përgatitur fizikisht sepse i kanë munguar seancat stërvitore, teksa pritet të luajë ndaj Brest (20 gusht) apo ndaj Reims (29 gusht). /Telegrafi/
First steps and first training at the Ooredoo Center! ✔#PSGxMESSI pic.twitter.com/iVDnjPstdV
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 12, 2021