Telegrafi

Messi dhe Neymar nuk ftohen për ndeshjen e sotme të PSG-së ndaj Brest në Ligue 1

Lionel Messi dhe Neymar janë lënë jashtë skuadrës së Mauricio Pochettinos për ndeshjen e Paris Saint-Germain në Ligue 1 ndaj Brest këtë të premte.

Pochettino tashmë ka komunikuar privatisht se kush do të përfshihet në Stade Francis-Le Ble, me Messin që i mungon ende forma optimale pasi u bashkua vonë me ekipin pas pushimeve të tij verore.

Argjentinasi, i cili u bashkua me PSG-në si transferim i lirë pas largimit të tij të papritur nga Barcelona në fillim të muajit, do të bashkohet në ekip me ish-shokun e skuadrës, Neymar dhe Leandro Paredes, të dy të cilët sapo janë kthyer në stërvitje të plota.

Lexo po ashtu Messi: Kam të njëjtën ëndërr dhe dëshirë për të fituar edhe një tjetër Ligë të Kampionëve

Në listën e ndeshjes së sotme padyshim se janë lojtarë si Kylian Mbappe, Mauro Icardi dhe Achraf Hakimi, të cilët ia sollën dy fitoret e para klubit kryeqytetas në Ligue 1.

Ekipi do të jetë edhe më i fortë këtë herë pasi Angel Di Maria, Marco Verratti dhe Marquinhos do të kthehen, ashtu sikurse edhe portieri Gianluigi Donnarumma.

Shtyhet debutimi i Messit

Tifozët e PSG-së tani do të duhet të presin edhe pak para se ta shohin në aksion Messin, i cili thuhet se do të debutojë më 29 gusht në ndeshjen ndaj Reims.

Gjashtë herë fituesit i Topit të Artë me siguri do të jetë gati për të luajtur një pjesë në atë ndeshje, pasi tashmë ka filluar stërvitjen e plotë me pjesën tjetër të ekipit.

Lexo po ashtu Zbulohet data e debutimit të Messit me PSG-në

Messi, i cili ndihmoi vendin e tij të fitonte Kupën e Amerikës në korrik, fillimisht ra dakord të nënshkruante një kontratë të re me Barçën pasi u bë lojtar i lirë, por ata u detyruan të njoftojnë largimin e tij pas një karriere 21-vjeçare të ngarkuar me trofe në Camp Nou për shkak të problemeve të tyre të vazhdueshme financiare.

34-vjeçari më pas u mor nga PSG me një kontratë dyvjeçare dhe ai pritet t’i ndihmojë ata të luftojnë për trofe vendor dhe evropian kur të kthehet në formë të plotë. /Telegrafi/