Sergio Ramos ka dhënë mendimin e tij në largimin e mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona.
Argjentinasi po lufton me katalunasit, duke e kërkuar largimin si lojtarë i lirë, ndërsa klubi po kërkon 700 milionë euro.
“Mendoj se ai e ka fituar të drejtën e tij që të vendosë, nuk e di nëse ai është duke e bërë në mënyrën e duhur”, ka thënë Ramos.
Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet, ndërsa Barcelona nuk duhet t’i bëjë gjërat më të vështira, mirëpo ka dilema nëse gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte qasjen e duhur.
A është Messi një engjëll apo djall, një viktimë apo fajtor, ka të drejtë apo ka shumë privilegje, i trajtuar keq apo një mashtrues?
Për herë të parë, 33-vjeçari nuk është duke u trajtuar mirë nga Barcelona, derisa tifozët e kishin menduar lojtarin si të paprekshëm.
Takimi mes babait të Messit dhe Barcelonës nuk ka ndryshuar gjërat asgjë dhe gjendja duket ende e tensionuar.
Engjëll
“Të gjithë mbështetjen time, shoku im”, ishte mesazhi i Carles Puyol kur dolën lajmet e argjentinasi ka dërguar letrën për largim nga Blaugranasit, gjersa postimi ishte duartrokitur nga Luis Saurez.
Shumëkush mendon se Messi e kishte të drejtën të dërgonte letrën për largim dhe tani ka të drejtën të largohet si lojtar i lirë, duke ditur kontributin që ka dhënë për klub.
Ai kishte kërkuar me vite të tëra një projekt fitues, mirëpo kishte marrë bashkëlojtarë që nuk mund të koordinoheshin me lojën e tij.
Djall
Një pjesë e vogël është duke e kritikuar Messin për sjellën e tij, siç është shembulli me Joan Gaspart, ish-presidenti i Barcelonës.
“Ai (Messi) nuk duhet të harrojë se anëtarët e duan më shumë klubin se lojtarin”, kishte thënë Gaspart.
Disa thonë Messi është ky që është për shkak të Barcelonës, derisa ka arritur të fitojë gjashtë Topa të Artë.
Kritikët madje thonë se argjentinasi nuk do të ishte kurrë ky, pasi Barcelona e kishte ndihmuar të shërojë atë nga një sëmundje e rëndë që kishte vuajtur kur ishte fëmijë. /Telegrafi/