Site icon Telegrafi

Messi dhe Joao Felix patën konfrontim verbal, Suarez iu bashkua zënkës që krijoi tollovi të madhe

Lionel Messi dhe Joao Felix u panë në tension dhe duke dashur të sqarohet me konfrontim në një episod pas pjesës së parë.

Atletico Madridi ka arritur të marr një fitore të madhe me rikthim ndaj Barcelonës me rezultat 3-2 në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke iu bashkuar Real Madridit në finale.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Koke (46’), Alvaro Morata (82’) dhe Angel Correa (86’) për Atleticon, ndërsa për Barçën shënuan Lionel Messi (51’) dhe Antoine Griezmann (62’).

Lexo po ashtu Atletico fiton me përmbysje trilerin ndaj Barcelonës, derbi ndaj Realit në finalen e Superkupës së Spanjës

Megjithatë, ndeshja u përshkrua me tension gjatë 90 minutave, por sidomos pjesa e parë pati më shumë episode.

Pjesa e parë pati shumë tensione (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Në një episod pas mbylljes së 45 minutave të parë u përfshin edhe ylli argjentinas, Messi dhe talenti i madh portugez, Joao Felix.

Messi iu ofrua Felixit për tu sqaruar me të pas një zënke me Jordi Alban në fund të pjesës së parë, ndërsa portugezi rezistoi duke ia kthye ia mbështetur kokën për koke.

Felix dhe Messi gjatë konfrontimin verbal

Pas këtij episodi, Luis Suarez u ofrua në ndihmë të bashkëlojtarit të tij, Messi, por kjo krijoi një tollovi të madhe mes shumë futbollistëve të dy skuadrave.

Suarez dhe Stefan Savic u ndëshkuan me kartonë të verdhë nga gjyqtari pas kësaj tollovie të madhe të krijuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version