Site icon Telegrafi

Messi dështoi keq të shënojë penalltinë me ‘penenka’, gati sa i kushtoi Argjentinës me kualifikim

Ylli i Inter Miamit, Lionel Messi ka goditur një nga penalltitë me të këqija në karrierën e tij, duke huq me ‘panenka’ në ndeshjen çerekfinale ndaj Ekuadorit në Copa America.

Argjentina dhe Ekuadroi luajtën baras 1-1 në ndeshjen çerekfinale dhe fituesi i desh të mësohej vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Në paraqitjen e tij të 184-të për Argjentinën, 37-vjeçari Messi hapi me guxim gjuajtjet e penalltive në çerekfinalet e Copa America.

Lexo po ashtu Argjentina fiton në penallti dramën ndaj Ekuadorit, kalon në gjysmëfinale të Copa America

Messi zgjodhi të godas me ‘panenka’, por edhe përkundër se mashtroi portierin, goditja e përfundoi në traversë.

 

Kjo ishte penalltia e parë e pasuksesshme e Messit që nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’, kur kundër Polonisë në grup, gjuajtja e tij u ndal nga Wojciech Szczesny.

Messi u shpëtua përfundimisht nga Emiliano Martinez. Portieri i Argjentinës ishte sërish, si në Copa American dhe Botërorin e kaluar, duke prit dy penallti dhe duke çuar skuadrën e tij në gjysmëfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version