Telegrafi

Messi cilësohet si ‘Zot i futbollit’ – por tollovia te Barcelona po e zhduk magjinë e tij

Fitorja 4-0 ndaj Villarealit, duke se ka rikthyer gjërat në vend te Barcelona me lojtarë që dukeshin të lumtur.

Por, nuk mund të thuhet se të gjithë ishin të kënaqur, me një Lionel Messi që është si një vullkan brenda vetës dhe është i gatshëm për çdo moment të shpërthejë.

Ylli argjentinas fillimisht gjendej para për një largimi nga skuadra ku i kaloi 20 vite karrierë, më pas ia larguan shokun më të mirë nga Camp Nou, Luis Suarez.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka vazhduar me kritika ndaj Barcelonës për largimet e viteve të fundit, duke mos i respektuar lojtarët që kanë kontribuar shumë për të arriturat në klub.

Blaugranasit njihen si një klub që më shumë udhëhiqet nga tifozët se sa nga hierarkia dhe kjo i ka dy anët e medaljes, fuqinë dhe dobësitë.

Fuqia është se te Barcelona ka një lidhje demokratike mes klubit dhe tifozëve, dobësia është se e gjithë struktura e klubit udhëhiqet nga njerëz që nuk janë të dëshmuar.

Më shumë se 11 drejtor nga 21 në total janë larguar nga klubi viteve të fundit, duke e lënë skuadrën katalunase në mes të një humnere.

Me këtë tollovi që është te Barcelona, 33-vjeçari është duke e humbur magjinë që i ka mbetur edhe për pak vite.

Argjentinasi mund të largohet në verën e ardhshme si lojtar i lirë nga Camp Nou, pasi kontrata i skadon në atë kohë dhe mund të kalojë te Manchester City ose Interi. /Telegrafi/