Argjentina mund të mbetet jashtë botërorit të futbollit, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në shtetin rus.
Argjentinasit kanë barazuar pa gola para shikuesve të vetë kundër Perusë, i cili rezultat lë argjentinasit në vendin e gjashtë në tabelën e Amerikës së Jugut, jashtë top katër vendeve të para që garantojnë kualifikimin automatik dhe vendit të pestë që detyron një ndeshje playoffi ndaj Zelandës së Re për Botërorin e Rusisë.
Se nuk e kishte ditën e vetë edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi dëshmon edhe një gjuajtje e topit drejt portës.
Në fakt, sulmuesi i gjendur para 16 metërshit të kundërshtarëve, goditi aq dobët sa që topi shkoj në krah të kundërt.
Messi doing a Emile Heskey impressionpic.twitter.com/mVDB9FYNjo
— Troll Football Media (@Troll__Footbal) October 6, 2017
Messi theksojmë se në pesë ndeshjet e gjertanishme me kombëtaren argjentinase ka realizuar vetëm një gol në kualifikueset e botërorit “Rusia 2018”.
Theksojmë se Leo me bashkëlojtarët e kombëtares do të luan ndeshjen përfundimtare të martën ndaj Ecuadorit.
Ndryshe, Messin pritet të rikthehet në ekipin e Barcelonës gjatë ditës së enjte për tu përgatitur rreth ndeshjeve të La Ligas. /Telegrafi/