Ndeshja ndaj Rayo Vallecanos ka të veçantën e saj për Lionel Messin.
Me këtë rast argjentinasi bëhet lojtari i dytë në histori të Barcelonës për paraqitje në La Liga.
Messi tani numëron 443 paraqitje në kampionatin elitar spanjoll, një më shumë se Andres Iniesta, i cili u largua nga skuadra katalunase në vitin 2018 për të luajtur në Japoni.
Në vendin e parë renditet Xavi Hernandez me 505 paraqitje, një numër që mund të arrihet lehtë nga Leo në rast se vazhdon të luajë për skuadrën spanjolle.
Në vendin e katër për më së shumti paraqitje në La Liga është Carles Puyol (392) dhe Migueli (391).
Messi në 442 ndeshje për Barcelonën ka arritur të shënojë 408 gola në La Liga.
Në sezonin 2018/19 deri më tani ka shënuar 22 gola, më shumë se çdo lojtar tjetër në Spanjë. /Telegrafi/