Telegrafi

Messi bëhet baba për herë të tretë, tregon emrin e djalit të sapolindur

Lionel Messi është bërë baba për herë të tretë.

Një nga futbollistët më të mëdhenj të sotëm lajmin e lumtur e ka publikuar në rrjetet sociale.

Gjithashtu ka publikuar një fotografi në të cilën shihet një foshnje teksa i mban një gisht argjentinasit.

“Mirë se vjen Ciro. E falënderoj Perëndinë, gjithçka shkoi si është më së miri. Si nëna, ashtu edhe fëmija janë mirë. Jemi shumë të lumtur”, shkruante Messi.

Qindra mijëra ndjekës në llogarinë personale në Facebook dhe Instagram i dërguan urimet Messit dhe bashkëshortes, Antonella Roccuzzo.

Theksojmë se ky është djali i tretë në familjen Messi, pas gjashtëvjeçarit Thiagos dhe Mateos trevjeçar.

Lionel Messi është martuar me Antonellën vitin e kaluar ndërsa që nga shkolla e mesme janë të dashuruar. /Telegrafi/