Barcelona ka gjetur golin e barazimit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madridit.
Pjesa e dytë ka nisur furishëm në ndeshjen mes Atleticos dhe Barcelonës, me Los Colchoneros që shënuan për 0-1 me anë të Koke (46’).
Megjithatë, Barcelona u rikthye shpejt në lojë duke barazuar shifrat pas vetëm pesë minutave.
Ishte ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 51-të për 1-1.
Goli i Messit erdhi pas një driblimi të mirë dhe goditje të saktë të tij. /Telegrafi/
https://twitter.com/HDGoalsLive/status/1215365753135882240