Site icon Telegrafi

Messi, asistuesi më i mirë i dekadës që po lëmë pas – 28 më shumë se përcjellësi i dytë

Lionel Messi po e mbyllë një dekadë mjaftë të suksesshme për të.

Ylli 32-vjeçar po futet në një dekadë të re me gjashtë Topa të Artë të fituar, atë që nuk ka arritur askush ta bëjë në histori të futbollit.

Argjentinasi po ashtu ka arritur që nga nëntë prej dhjetë sezonesh të shënojë mbi 50 gola, e që vlen të veçohet sezoni në vitin 2012 kur shënoi 78 gola.

Lexo po ashtu Krahasimi i statistikave të kësaj dekade në mes Messit dhe Ronaldos - cili është fituesi?

Por, Messi është përpara edhe me numrin e asistimeve, e që ka më shumë se 28 nga përcjellësi i dytë.

Ylli i Barcelonës ka bërë 136 asistime në këtë dekadë që po lëmë pas, duke e lënë pas vetës Angel Di Marian me 108. /Telegrafi/

Exit mobile version