Telegrafi

Messi asiston dhe Neymar shënon, Barça në epërsi ndaj Unitedit (Video)

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Unitedit me rezultat 1-0.

Goli erdhi nga Neymar në minutën e 31-të pas asistimit nga Lionel Messi.

Ndeshja është në kuadër të turneut miqësor International Champions Cup.

Vlen të theksohet se edhe në miqësoren e fundit ku Barcelona fitoi ndaj Juventusit me rezultat 2-1, braziliani shënoi dy gola. /Telegrafi/