Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi ka arritur dy rekorde në ndeshjen e La Ligas ndaj Valencias.
Barcelona ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Valencias në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou në kuadër të javës së 22-të në La Liga.
Të dy golat për gjigantin katalunas u shënuan nga ylli argjentinas Messi, i cili tundi rrjetën në minutën e 39-të dhe 64-të.
Këto dy gola kanë bërë që pesë herë fituesi i Topit të Artë të arrijë dy rekorde individuale.
Me golin e parë të shënuar nga penalltia, Messi është bërë lojtari i parë që arrin shifrën e 20 golave në pesë kampionatet e mëdha evropiane këtë sezon.
Who else ⚡️ pic.twitter.com/SzYrQHTfse
— B/R Football (@brfootball) February 2, 2019
Përveç kësaj, goli në ndeshje ndaj Valencias bën që Messi të arrij të shënoj në tetë ndeshjet e fundit radhazi në kampionat dhe kjo ishte për të tretën herë.
Leo Messi has scored in EIGHT straight La Liga games for the third time 🔥 pic.twitter.com/ms2g40j2U8
— B/R Football (@brfootball) February 2, 2019
Deri më tani në La Liga, Messi është golashënuesi kryesor me 21 gola e 12 asistime, ndërsa në total ka shënuar 29 gola, me gjashtë që vijnë nga Liga e Kampionëve dhe dy nga Copa del Rey.
Messi momentalisht prinë edhe në listën e golashënuesve dhe në garën për Këpucën e Artë. /Telegrafi/