Site icon Telegrafi

Messi apo Lewandowski: Dyshja që mund ta vendosin ndeshjen e vitit për skuadrat e tyre

Ndeshja e së premtes në Ligën e Kampionëve, mes Barcelonës dhe Bayern Munichut konsiderohet si një finale para finales dhe mbetet një klasike evropiane.  

Të dy klubet janë të vetmet prej të mbeturave në garë që e kanë fituar edhe më parë Ligën e Kampionëve, secila me nga pesë herë.

Brenda dy skuadrave ka një yll që qëndron mbi pjesën tjetër , përkatësisht Lionel Messi dhe Robert Lewandowski. Rezultati i këtij ndeshje çerekfinale prite të varet nga këta dy.

Statistikat e dyshes (Foto: Marca)

Messi ka qenë një yll që nga debutimi i tij në vitin 2004 për Barcelonën. Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i La Liga Santander shtatë herë dhe ka fituar gjashtë herë “Këpucën e Artë Evropiane”.

Leëandoëski nuk ka arritur të sundojë skenat e shënimeve të golave të Evropës, kryesisht për shkak të ekzistencës së Messit, por ai ka mbizotëruar në listat vendase duke qenë golashënuesi më i mirë në Gjermani pesë herë në dekadën e fundit.

Lionel Messi (Foto: FC Barcelona/Twitter)

Sulmuesi i Bayernit po shijon sezonin e tij më të mirë në Mynih që nga ardhja e tij në vitin 2014.

Ai i dha fund fushatës si golashënuesi më i mirë, por u kalua në fund nga shënuesi më i mirë në Evropës, Ciro Immobile.

Messi nuk e ka goditur shifrat e tij të zakonshme të golave këtë sezon, por ai i tejkaloi shifrën e 20 golave dhe asistimeve.

Lewandowski, ylli i Bayern Munich

Në këtë fazë të garës, Barcelona gjithmonë i drejtohet Messit dhe ai rrallëherë i lë në baltë dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Napolit, ku iu deshën 20 minuta magji për të eliminuar italianët.

Të dy do të ishin në garë për tu kurorëzuar si lojtari më i mirë në botë këtë vit, por nuk do të ketë çmim të ‘Topit të Artë’ në vitin 2020.

Ndeshja e sotme do të përballë më të mirët e këtij dhe çfarëdo që ndodh, ata këtë vit kanë treguar më të mirën e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version