Lionel Messi u ndëshkua për të tretën ndeshje radhazi gjatë përplasjes së Barcelonës kundër Real Sociedadit të shtunën në mbrëmje.
Sulmuesit argjentinas iu dha një karton i verdhë pas një ndërhyrje të palejuar në Mikel Merinon në fundin e pjesës së parë të takimit në Camp Nou.
Megjithatë, ylli i Barcelonës pati një moment më herët ku shpëtoi mrekullisht pa u ndëshkuar.
Kur po luhej minuta e 30-të, Messi pati një duel me Diego Llorenten, të cilin e shkeli në këmbë me thumba të këpucëve.
Disa tifozë në mediat sociale madje menduan se Messi ishte me fat që shpëtoi pa karton të kuq pas shkeljes ndaj lojtarit të Sociedadit.
La acción entre Messi y Llorente. #LaCasaDelFútbol pic.twitter.com/zlJMjyxCHz
— Fútbol en Movistar Plus+ (@MovistarFutbol) March 7, 2020
Në plan të parë ndërhyrja e Messit nuk u vërejt, por pas shikimit të mëvonshëm vërehet shkelja e rëndë ndaj Llorentes.
Ky mos ndëshkim i Messit në këtë rast ka bërë bujë të madhe tek përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët janë të mendimit se nevojitet ndëshkim me të kuq. /Telegrafi/