Lionel Messi thuhet se është afër që të vazhdojë kontratën me Barcelonën.
Ylli 32-vjeçar do të jetë jashtë kontrate në verën e vitit të ardhshëm dhe Blaugranasit kanë filluar bisedimet me rinovimin e saj.
Sipas asaj që raporton Marca, klubi katalunas po i ofron gjashtë herë fituesit të Topit të Artë edhe dy vite të tjerë në kontratë.
Argjentinasi do të jetë në atë kohë 36-vjeçar dhe mund të vendos që të pensionohet nga futbolli, për të marrë një post në klub.
Bisedimet thuhet se janë në rrugën e duhur shkaku që të dyja palët janë të lumtur me punën e ndërsjellët që po bëhet në skuadër.
Kontrata thuhet se mund të nënshkruhet me të përfunduar ky edicion, duke shuar kështu zërat se Messi mund të largohet nga Camp Nou. /Telegrafi/