Telegrafi

Messi admirohet si një perandor, tifozët e bllokojnë në rrugë dhe brohorasin emrin e tij (Video)

Lionel Messi është një prej futbollistëve më të pëlqyer në botë, ndërsa ai është një perandor i vërtetë për tifozët e Barcelonës.

Dhe kjo është dëshmuar edhe pas ndeshjes historike në Camp Nou, ku katalunasit e eliminuan Paris Saint-Germainin.

Lexo po ashtu Pas triumfit historik, Neymar flet për kontratën e Messit

Pas një nate të paharrueshme në stadium, tifozët blaugranë deshën të tregonin dashurinë që kanë për të admiruarin e tyre edhe në rrugë.

Vetura e Messit është rrethuar nga tifozët dhe është bllokuar nga ata që e duan e të cilët brohorisnin pa ndalur emrin e tij.

Pamjet nga videoja e mëposhtme, nuk duan koment. /Telegrafi/