Telegrafi

Messi 12 vite më parë shënoi njërin nga golat më të mirë në historinë e futbollit

Lionel Messi në vitin 2007 përballë Getafes. (Foto: Bagu Blanco/Getty Images/Guliver).

Lionel Messi padyshim që është futbollisti më i mirë i momentit në botë.

Por debatet nuk përfundojnë kurrë se a është më i miri i të gjitha kohërave, me shumicën e tifozëve që pajtohen me këtë gjë.

Por 12 vite më parë, në gjysmëfinalen e Copa del Rey ndaj Getafes, Messi si 19-vjeçar shënoi njërin nga golat më të mirë në histori të futbollit.

Ylli argjentinas mori topin në mes të fushës dhe kaloi çdo lojtar që i doli përpara, edhe portierin në fund dhe shënoi gol.

https://www.youtube.com/watch?v=pHUb4y7Txo0

Në atë botë Barcelona fitoi 5-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Getafes.

Ky gol i Messit ndaj Getafes nga tifozët e Barcelonës është zgjedhur si më i bukuri në histori të klubit.

12 vite kanë kaluar nga ai gol, ndërsa Messi vazhdon në çdo ndeshje të dhurojë spektakël dhe të shënoj gola të jashtëzakonshëm dhe me fanellën e njëjtë. /Telegrafi/