Parukierja Ursula Goff dëshiron të tregojë të vërtetën prapa fotografive me dukje të përsosur.
Ajo ka publikuar disa fotografi, ku protagonistet shfaqen pa grim dhe me flokët të parregulluara, derisa në tjerat ato janë të kuruara në mënyrën më të mirë.
Profesionistja tregon se në rrjetet sociale ekziston trendi që njerëzit të duken të përsosur, ashtu që të gjithë i kushtojnë kujdes imazhit të tyre.
Porse në jetën reale, të njëjtët persona jo gjithmonë duken ashtu. E vërteta është se ata, sidomos femrat, kujdesen që të kenë flokë të rregulluara dhe makijazh perfekt, para se të shkrepin fotografitë. /Telegrafi/