Site icon Telegrafi

Mësoni si e kaloi natën Bebe Rexha në Tiranë (Foto)

Mbrëmja e të premtës ka qenë një natë e mbushur me emocione për Bebe Rexhën.

Këngëtarja mbajti koncertin e saj në Sheshin Nënë Tereza ku arriti të mbledhë mijëra fansa dhe mbështetës.

Energji, adrenalinë, muzikë, mallëngjim dhe…lot në sy; këto janë fjalët që e përshkruajnë më së miri koncertin. Këngëtarja në mes të koncertit arriti që të emocionohej dhe nuk harroi të përmendë edhe faktin se është nga Dibra.

Lexo po ashtu Bebe Rexha përlotet në skenë: Jam nga Dibra, jam krenare që jam shqiptare (Foto)

Por përfundimi i koncertit, me sukses, shënoi vetëm fillimin e mbrëmjes. Pasi mori Çelësin e Tiranës nga Kryetari i i Bashkisë, Erion Veliaj, Bebe Rexha, ata që e shoqëronin, miqtë dhe shumë të tjerë u mblodhën në ambiente e një lokali ku mbizotëronte muzika shqiptare.

Madje këngëtarja iu mësoi si të kërcenin shqip edhe balerinave që e shoqëronin. Dhe pas këtyre momenteve për tu mbajtur mend, Bebe është zhvendosur drejt ambienteve të Folie Club në Tiranë për ta mbyllur mbrëmjen ashtu siç duhet.

Exit mobile version