Telegrafi

Mësoni si duhet ndërtuar një shtëpi e bukur dhe që kushton pak (Foto/Video)

Sa herë shohim një shtëpi të bukur, mendojmë se sa shumë mund të ketë kushtuar. Por nuk është rasti i një qifti britanik, i cili ka befasuar të gjithë pasi ka ndërtuar një shtëpi të bukur ekologjike.

E gjithë shtëpia që shikoni në albumin fotografik ka kushtuar 27 mijë funte. Ajo është banesa e Simon dhe Jasmine Dale, e pritet të dalë në episodin e radhës të emisionit “Grand Design”.

“Daily Mail” shkruan se shtëpia ndodhet në një fshat në Uells. Ndërkohë qifti është shprehur se ka përdorur materiale të riciklueshme për të ndërtuar shtëpinë me 3 dhoma gjumi, transmeton shekulli.

Qeveria i mbështet projektet e tilla. Ndërsa një javë më parë në “Grand Design” u prezantuar shtëpia e Paul Rimmer që kushtoi 200 mijë funte.