Afati kalimtar i janarit është në prag të përfundimit në ligat e mëdha evropiane.
Klubet evropiane kanë edhe një ditë në dispozicion të blejnë, shesin, huazojnë dhe shkëmbejnë lojtarë mes vete.
Deri më tani nuk ka pasur transferime të mëdha dhe nesër (e martë) pritet që shumë klube të shpërthejnë dhe të gjitha këto lëvizje do të mbahen edhe këtë herë ‘Live’ nga Telegrafi.com.
Më poshtë keni oraret se kur do të përfundon afati i kalimtar i janarit në top pesë ligat evropiane:
Ligën Premier (Angli), La Liga (Spanjë), Ligue 1 (Francë), Eredivisie (Holandë) do të përfundon të martën në ora 24:00.
Kurse në Serie A (Itali) 23:00, ndërsa në Bundesliga (Gjermani) në ora 18:00.
Rreziku që lojtarë të njohur nga skuadrat e mëdha evropiane do të jetë prezent edhe pas ditës së nesërme, pasi transferimet në Superligen kineze do të jenë të hapura deri në fund të muajit shkurt. /Telegrafi/