Site icon Telegrafi

Mësoni sa poshtë u renditen në listën e LDK-së, Vjosa Osmani e Arben Gashi (Dokument)

Lidhja Demokratike e Kosovës pavarësisht dilemave përfundimisht i ka përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë, Vjosa Osmanin dhe Arben Gashin.

Ata janë quajtur në shumë raste ‘rebel’ dhe të padëgjueshëm nga bashkë partiakët e tyre.

Derisa në listën e publikuar nga LDK shihet që Vjosa Osmani dhe Arben Gashi janë në listën për deputetë, fatin e njëjtë nuk e ka Shpejtim Bulliqi, i cili me këmbëngulje e ka kundërshtuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, më 25 gusht të vitit 2015, për kufirin Kosovë – Mali i Zi.

Në listën e LDK-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani renditet e 81-ta, ndërsa Arben Gashi 61. /Telegrafi/

 

Exit mobile version