Site icon Telegrafi

Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës

Holanda dhe Franca luajtën barazim pa gola në derbin e Grupit D të Kampionatit Evropian.

Francezët humbën dy raste të shkëlqyera dhe holandezët arritën ta shtyjnë topin në rrjetë, por goli i tyre u anulua në minutën e 68-të.

Mesfushori holandez Xavi Simons shënoi në portën e francezëve nga pothuajse 16 metra pas një tollovie të madhe në zonën e rreptësisë.

Topi gjeti rrjetën, por problem ishte pozicioni i Denzel Dumfries, i cili sipas gjyqtarëve po shqetësonte portierin francez Mike Maignan.

 

Pas një kontrolli të gjatë në VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Holanda dhe Franca kanë nga 4 pikë, ndaj bënë një hap të madh drejt turit të dytë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version