Shumë aeroplanë të tipit Boeing 777 dhe 787, posedojnë shkallë të fshehta që ju qojnë në një dhomë të vogël pa dritare që gjendet mbi kabinën e udhëtarëve, në të cilën personeli mund të pushojë, flejë apo thjesht të relaksohen.
Kështu duken shkallët e shumëpërfolura spirale.
Nuk keni nevojë të fshiheni dhe të aktroni kinse po e kërkoni tualetin, pasi që ato thjesht janë të fshehura pas dyerve të cilat në fakt nuk duken si dyer, dhe që për të hyrë brenda nevojitet të dini fjalëkalimin, transmeton Telegrafi.
Disa aeroplanë siç është modeli 773, kanë një hapësirë të madhe mbi bagazh përmes të cilës hyhet në dhomën e fshehtë pa shkallë.
Nëse keni pak fat dhe gjendeni në njërën nga këto dhoma, do të hasni në disa shenja paralajmëruese të fshehta që do t’iu bëjnë me dije se me sukses keni aktruar “më falni por kam humbur, nuk di të kthehem në kabinë”.
Kështu duken shtretërit në 7 apo 8 aeroplanë të tipit 787.
Modelet 777 kanë 6 deri në 10 shtretër, dhe çdo anëtar i ekuipazhit fiton edhe hapësirën e tij për bagazh dhe gjësende tjera personale.
Po çfarë me pilotët? Ata gëzojnë privilegje më të mëdha. Dy shtretër, karrige super komfore, kurse disa kompani posedojnë edhe dollap, lavaman dhe tualet. /Telegrafi/