Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi që disa e quajnë metropol nuk është sikur ka qenë në vitet e 50-ta dhe 60-ta. Ata që e kujtojnë thonë se atë kohë ka pasur më shumë shije me një kinema të hapur, qendra e cila ka qenë e shëndruar në shëtitore, ora e në stacionin e vjetër hekurudhor thonë se ka qenë simbol i Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjërat më të çuditshme që kanë ndodhur në Shkup gjatë periudhës 1955/63 janë: bora e çuditshme e cila ka rënë për 105 ditë me rradhë. Për këtë borë ka pak informacione dhe shumë pak kujtohet nga më të vjetërit, ngjarja e dytë janë vërshimet e vitit 1962 dhe padyshim ajo që çdo shkupjan e kujton kur i përmendet viti 1963 është tërmeti katastrofal i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shkup./Telegrafi/