Site icon Telegrafi

Mësoni kush është pjesëtari i FSK-së, i cili u bë ‘hit’ në rrjetet sociale (Foto)

Rëndom ushtarët bëhen hit për arsye ushtarake, por në ditën e pavarësisë së shtetit tonë një tjetër ushtar u bë hit i madh.

Një foto që ka qarkulluar në rrjete sociale dhe e cila morri rreth 30 mijë like në faqen zyrtare të Telegrafit në Facebook, bëri namin gjithandej në internet, shkruan Telegrafi.

Fotoja selfie u shkrep me iPhone, kurse ushtari që e ka bërë është një i afërm i një personaliteti politik.

Sipas Magazina, Drilon Llalloshi është ushtari që e ka shkrepur selfien dhe ai është kushëri i këngëtares Edona Llalloshi.

Një foto që do të mbetet sigurisht në histori. /Telegrafi/

Exit mobile version