Nga ora 20:45, Shqipëria do të përballet me Maqedoninë dhe do të kërkojë të nisë mbarë rrugëtimin e gjatë drejt kualifikueseve të Botërorit ‘Rusi 2018’.
Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ditën e sotme pritet ta ndjekë ndeshjen nga tribuna VIP në stadiumin ‘Loro Boriçi”.
Pas lamtumirës nga Kombëtarja kjo është hera e parë që Cana do të ftohet në tribunën VIP për startin e eliminatoreve të Kampionatit Botëror, shkruan Syri.net.
Më parë trajneri i kuqezinjve, Ganni de Biasi, ka falënderuar Canën për kontributin e madh që ka dhënë për Kombëtaren shqiptare.