Kryeministri, Zoran Zaev sot vërtetoi se edhe ai i ka telefonuar komikët rusë, për arsye se ai ka menduar se ka komunikuar me kryetarin, Petro Poroshenko.
“Në atë komunikim që e kemi pasur, po, është e mundshme që ashtu siç më kanë telefonuar edhe unë të kem telefonuar, duke menduar se është kryetari Poroshenko”, tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen se kur e ka kuptuar se është mashtrim, ai u përgjigj se e ka kuptuar pardje, kur u publikua biseda telefonike në ‘Youtube’.
Zaev tha se gjatë këtyre komunikimeve ka këmbyer fotografi nga ngjarje që kanë ndodhur në Ukrainë dhe Maqedoni duke cekur se ka marrë fotografi nga Parada e ushtrisë, dhe se ka dërguar fotografi të vizitës së Angela Merkel në Maqedoni.
“Unë vazhdoj me komunikime direkte me kryeministra dhe kryetarë. Komunikoj dhe mendoj se kjo i ndihmon shtetit tim. Ndërtojmë miqësi, ndërsa komunikimet sjellin informata. Nuk ka protokoll që mund të më kufizojë nëse dua të telefonoj”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/