Site icon Telegrafi

Mësoni arsyen pse La Liga refuzon të pranojë klauzolën e Neymarit

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, tronditi të gjithë kur refuzoi të pranonte klauzolën e ardhur nga PSG me anë të Federatës Franceze të Futbollit (FFP).

Ishte PSG që me anë të federatës franceze të futbollit (FFP) e dërgoi çekun prej 222 milionë eurosh për të thyer klauzolën e Neymarit.

Kjo klauzolë u pranua nga federata spanjolle e futbollit (RFEF), prej ku Juan de Dios Crespo shkoi në zyret e La Ligas e ku e priti me nervozizëm presidenti, Javier Tebas.

Tebas refuzoi të pranonte çekun në fjalë prej 222 milionë eurosh nga klauzola e brazilianit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Neymarit

La Liga me këtë rast ka bërë padi në UEFA pasi konsideron thyerje të rregullave nga PSG. Tebas beson se në këtë rast UEFA me në krye Andrea Traverson, nuk ka reaguar si duhet.

“Traverso e di se problemi me PSG-në nuk janë humbjet prej mbi 30 milionë eurosh për tri vjet, por të ardhurat e pa dokumentuara, apo të inflatuara”, ka thënë Tebas në një intervistë për AS, i cili këmbëngul se është kyçe të verifikohet burimi i të ardhurave dhe vlera ekonomike e marrëveshjeve të tyre sponsorizuese.

Kështu, arsyeja e bllokimit të transferimit nga kreu i La Ligas është për shkaqe të pa qartësive financiare, apo që ai beson se është një shembull i qartë i “dopingut financiar”.

Duket se kryetari i La Ligas nuk është në diskonim për telashe ligjore financiare, me të cilat u përball Barcelona një vit më parë për transferimin e lojtarit, e që e pa të dënuar një pjesë të hierarkisë së Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version