Foto të tilla kemi parë shpesh kohëve të fundit, pasi po zhvillohen Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.
Është poza e famshme, me fituesit e medaljeve, të cilët i buzëqeshin aparatin duke mbajtur medaljen në mes të dhëmbëve, gjest ky që i ka bërë të gjithë kureshtar.
Megjithatë, është ndryshe ngase mendohet, pasi kjo është poza e preferuar e fotografëve dhe nuk ka mbetur nga sportistët.
Është vetë presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë dhe auto i ‘Librit të plotë të Lojëravë Olimpike’, David Wallechnski, i cili ka folur rreth këtij gjesti duke japë edhe sqarime.
“Është kthyer në obsesion për fotografët. Mendoj se ata e shohin këtë pozë si një foto ikonike”, ka deklaruar Wallechnski.
Si duket është deklaratë me vend kjo e Wallechnski, pasi duke parë fytyrat e atyre që e kanë realizuar një foto të tillë, efekti është mbresëlënës. /Telegrafi/