Site icon Telegrafi

“Mësohu të flasësh” – Shqipja dhe Gani Gërmia debatojnë ashpër me njëri-tjetrin

Shqipja dhe Gani Gërmia kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin.

Këtë herë debati i tyre nisi nga detyrat e shtëpisë që cilat Shqipja ia caktoj Ganiut pasi është ‘kapitene e shtëpisë’.

“E di unë se çfarë do të bësh ti, nuk e di ti se çfarë do të bësh, sot do të jap detyra ty, misionin e ke vetëm nga unë dhe Blerando, ne jemi kapitenë, ti do të urdhërohesh nga unë, mua mos më thuaj ec këtu, mësohu të flasësh”, i tha Shqipja me tone të larta.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ndërkohë, Gani Gërmia ia ktheu duke i thënë se nuk do të merrej më me të, pasi nuk po arrijnë të kuptohen.

“Unë e kam emisionin sot, më duhet të përgatitem, mos ikë, më dëgjo, unë nuk merrem më e ty, mos bërtit, vjen e frustruar këtu”, i tha ai mes tjerash.

Lexo po ashtu Lumbardhi: Alba po luan me Azemin, po e përdorë në maksimum

Theksojmë që tashmë mes banorëve kanë nisur përplasje të shumta, disa prej të cilave u diskutuan edhe gjatë natës së ‘Prime’ këtë të hënë (6 nëntor). /Telegrafi/


Exit mobile version