Site icon Telegrafi

Mësohet vlera e stolive që i janë vjedhur Kimit – është marramendëse!

Kim ndodhet në Francë në kuadër të Javës së modës në Paris

Në orët e hershme të mëngjesit të të hënës, Kim Kardashianit ia janë vjedhur stoli në vlerë prej 11 milionë dollarësh.

Në vjedhje besohet të jenë përfshirë pesë persona, ndërsa aktin e kanë kryer dy prej tyre të maskuar dhe të armatosur si policë.

Ata e kanë vjedhur një kuti me stoli në vlerë prej 6.7 milionë dollarësh (gjashtë milionë euro) dhe një unazë në vlerë prej 4.5 milionë dollarë (katër milionë euro).

Lexo po ashtu Kim përjeton tmerr në Paris, mbahet me armë nga persona të veshur si policë dhe i vidhen miliona (Foto/Video)

Kardashian ndodhet në Paris në kuadër të Javës së modës së bashku me motrat dhe nënën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version