Fernando Torres ka pranuar marrëveshjen për rinovimin e kontratës për një vit me Atletico Madridin.
Sulmuesi spanjoll është i vendosur për të vazhduar me skuadrën e tij aktuale, Atletico Madrid.
Sipas Radio Marca, sulmuesi i njohur spanjoll ka rënë dakord për një marrëveshje një-vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sulmuesi do të ishte një agjent i lirë në fund të këtij muaji, kur kontrata e tij me Milanin skadon, por ka kaluar 18 muajt e fundit në formë huazimi me Atleticon dhe ka vendosur të vazhdojë edhe për një vit.
Për Torresin kishte oferta edhe nga MLS-ja amerikane dhe liga kineze, por ky vendosi të rrijë edhe një vit në nivele të larta. /Telegrafi/