Robbie Coltrane, aktori më i njohur për rolin e tij si Hagrid në “Harry Potter”, vdiq javën e kaluar në moshën 72 vjeçare dhe tani është zbuluar shkaku i vdekjes së tij.
Ai vdiq pasi pësoi dështim të shumëfishtë të organeve, thuhet në njoftimet e mediave britanike. Certifikata e tij e vdekjes gjithashtu thoshte se ai vuante nga sepsa, nga infeksioni i rrugëve të poshtme të frymëmarrjes dhe arresti kardiak.
Aktori, i cili gjithashtu luajti në filmat për James Bondin, ishte diagnostikuar me obezitet dhe diabet të tipit 2. Lajmi për vdekjen e tij tronditi njerëzit në mbarë botën, ndërsa shumë kolegë dhe miq i dhanë lamtumirën.
Karriera e aktrimit të Coltrane përfshiu role të shumta filmike, ndërsa pamja e tij unike e ndihmoi të dallohej nga kolegët
Aktori kishte edhe dy fëmijë me skulptoren Rhona Gemmell. Çifti u martua në vitin 1999, ndërsa u ndanë në vitin 2003. /Telegrafi/